Hasan Esen
13 dhjetor 2019•Përditësim: 16 dhjetor 2019
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, u bëri thirrje popullit të lodhur në procesin e Brexit-it të "mbyllë çështjen" dhe të "lejojë që shërimi të fillojë", raporton Anadolu Agency (AA).
Pasi u bënë të ditura rezultatet në 650 zonat zgjedhore, Johnson dha deklaratë për mediat para Zyrës së Kryeministrit, ku tha se ka marrë detyrën për të formuar qeverinë nga Mbretëresha e 2-të Elizabeth të cilën e ka vizituar në Pallatin Buckingham, duke shtuar se kanë filluar punimet dhe se parlamenti i ri do të mblidhet të hënën.
Qeverinë e re që do ta formojë, Johnson e cilësoi si "qeveri e popullit".
Kryeministri britanik tha se nuk do të injorojë ato që ishin kundër Brexit-it dhe partisë së tij. "Në cilën palë që të jeni, pas 3,5 vitesh dhe debateve të mërzitshme që ndodhnin shpesh, nga gjithë kërkoj që të mbyllni çështjen dhe të lejoni shërimi të fillojë", tha ai.
I vetëm siguroi shumicën
Partia Konservatore nën lidershipin e kryeministrit Johnson, në zgjedhje siguroi 365 ulëse.
Konservatorët në Dhomën e Përfaqësuesve me 650 anëtarë e tejkaluan shifrën 326 që është shumicë absolute, duke siguruar të vetëm shumicën pas dy vitesh.
Kundërshtari më i madh i Johnson-it, Partia Laburiste nën drejtimin e Jeremy Corbyn, fitoi 203 ulëse duke u renditur e dyta. Laburistët humbën 59 ulëse nga 262 që i kishin fituar në vitin 2017, një humbje që nuk ishte regjistruar që nga 1935.
Në zgjedhje, Partia Kombëtare Skoceze (SNP) pro-pavarësisë fitoi 48 ulëse, Demokratët Liberalë 11, Plaid Cymru parti nga Uellsi 4, Partia e Gjelbër 1 dhe partitë e tjera rajonale 18 vota.
Partia Brexit e ekstremit të djathtë e Nigel Farage nuk arriti të nxjerrë deputetë dhe mbeti jashtë parlamentit.