Şerife Çetin
14 Prill 2018•Përditësim: 14 Prill 2018
BRUKSEL (AA) - Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, duke rikujtuar se regjimi sirian nuk ka shënjestruar civilët me armë kimike për herë të parë, theksoi se ky sulmi duhet të jetë i fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Juncker në një deklaratë me shkrim tha se bashkësia ndërkombëtare ka detyrim që të identifikojë dhe të kërkojë llogari prej atyre që përdorin armë kimike.
Ai duke theksuar se BE-ja fuqishëm dënon përdorimin e armëve kimike, theksoi se të gjitha palët duhet të bëjnë përpjekje për një zgjidhje politike e negociuar nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara (OKB) në Siri, ku lufta ka hyrë në vitin e 8-të.
"Regjimi sirian nuk përdori për herë të parë armë kimike ndaj civilëve por kjo duhet të jetë e fundit", paralajmëroi Juncker.
Si përgjigje e sulmit me armë kimike në Duma më 7 prill, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Britania e Madhe dhe Franca sot në mëngjes bombarduan pozita të regjimit të Asadit në Damask dhe Homs, ndërsa mes tjerash bëhet fjalë, për depo të armëve kimike.