Enes Kaplan
28 Qershor 2020•Përditësim: 29 Qershor 2020
Zëdhënësi i Zyrës së Presidentit të Republikës së Turqisë, Ibrahim Kalın, tha se vendi i tij ka qenë gjithmonë me vëllezërit turkmenë dhe irakianë dhe se me urdhër të presidentit Recep Tayyip Erdoğan janë duke përgatitur ndihmë mjekësore për t'u dërguar në Irak, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kalın u përgjigj përmes Twitter në një mesazh të presidentit të lëvizjes së Frontit Turkmen të Irakut (ITC), Ershat Salih.
Salih shkroi se në Irak, falë ndihmës mjekësore të ardhur nga Turqia, do të ketë një rënie të konsiderueshme të numrit të infeksioneve të koronavirusit.
"Me urdhër të presidentit tonë Recep Tayyip Erdoğan, në vijim janë përgatitjet e dërgesës të ndihmës mjeksore, e cila shumë shpejtë do të dërgohet në Irak. Turqia përherë ka qenë pranë turkmenëve dje vllezërve irakianë", është shprehur Kalın.