Murat Birinci
28 Shkurt 2019•Përditësim: 01 Mars 2019
Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian (BE), Jyrki Katainen, tha se nuk mbështesin gjithçka edhe pse kanë dialog me Egjiptin, raporton Anadolu Agency (AA).
Katainen i bëri këto vlerësime pas Mbledhjes së Dialogut Ekonomik të Nivelit të Lartë BE-Turqi në Stamboll.
"Me Egjiptin kemi dialog, por kjo nuk do të thotë se mbështesim gjithçka që bëjnë", deklaroi Katainen lidhur me heshtjen e BE-së për ekzekutimin e 9 personave në Egjipt.
"Në mënyrë të rregullt vazhdojmë dialogun", shtoi Katainen.
Javën e kaluar, autoritetet egjiptiane ekzekutuan 9 të rinj të dënuar më herët për vrasjen e një prokurori të përgjithshëm egjiptian, i cili u vra në qershor të vitit 2015 në Kajro, kur një automjet me bombë kaloi pranë autokolonës së tij.
Dënimet me vdekje u kryen pavarësisht thirrjeve për një pezullim të ekzekutimeve nga grupe të shumta ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.
Egjipti ka mbetur i rrethuar nga dhuna dhe trazirat, pasi në një grusht shteti në vitin 2013 ushtria rrëzoi Mohamed Morsin, presidentin e parë të zgjedhur në mënyrë të lirë në vend.