Riyaz ul Khaliq
26 mars 2019•Përditësim: 27 mars 2019
Kina ka shkatërruar 30 mijë harta botërore të botuara në vend për të treguar Tajvanin si një shtet të pavarur dhe Arunachal Pradeshin si pjesë të Indisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas Global Times të drejtuar nga shteti, hartat kishin “probleme duke përfshirë pasqyrimin e Tajvanit si shtet dhe përshkrim të gabuar të kufirit kino-indian”.
Siç raportohet, hartat u shkatërruan nga autoritetet doganore në Qingdao, provincën Shandong të Kinës Lindore”.
Mediat lokale raportuan se më 14 dhjetor të vitit 2015, Këshilli i Shtetit Kinez, organi më i lartë vendimmarrës i vendit, lëshoi një sërë rregullash mbi hartat me “qëllmin e forcimit të kontrollit mbi hartat për të mbrojtur sovranitetin shtetëror”. Rregullorja hyri në fuqi më 1 janar 2016.
Kina pretendon se shteti indian verilindor Arunachal Pradesh është territor kinez.
Pekini në mënyrë të përsëritur ka kundërshtruar udhëheqësit indianë që vizitojnë Arunachal Pradeshin për të theksuar qëndrimin e saj.
Kina po ashtu argumenton se Tajvani është një provincë kineze e shkëputur.
Mediat lokale theksuan se hartat ishin prodhuar nga një kompani në provincën Anhui të Kinës Lindore dhe ishin në rrugë për t’u eksportuar në një “vend të huaj”.