Ekip
25 Nëntor 2022•Përditësim: 25 Nëntor 2022
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe 9 të tjerë janë plagosur nga zjarri që shpërtheu në një ndërtesë banimi në Urumqi, kryeqytetin e Xinjiangut, provinca autonome në veriperëndim të Kinës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zjarri përfshiu një ndërtesë banimi shumëkatëshe në qarkun Tianshan të Urumqit të enjten vonë në mbrëmje, njoftoi sot Agjencia e Lajmeve Xinhua.
Ekipet zjarrfikëse dhe ekipet e shpëtimit evakuuan ndërtesën dhe shuan zjarrin. Autoritetet lokale kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e zjarrit.