Can Erözden
28 nëntor 2018•Përditësim: 28 nëntor 2018
PEKIN (AA) – Së paku 22 persona kanë humbur jetën gjatë shpërthimit të fuqishëm që ndodhi sot në mëngjes në afërsi të një fabrike kimike në veri të Kinës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shpërthimi ndodhi në qytetin Zhangjiakou në provincën Hebei.
Zyrtarët lokalë njoftuan në rrjetin social kinez WeChat se edhe së paku 22 persona janë lënduar gjatë shpërthimit dhe të gjithë janë dërguar në spital.
Gjatë shpërthimit të fuqishëm janë shkatërruar së paku 50 automjete, në mesin e të cilëve kryesisht kamionë.
Ekipet e zjarrfikëses kanë vënë nën kontroll zjarrin që shpërtheu pas shpërthimit, ndërsa shërbimet kompetente filluan hetimet mbi shkaqet e shpërthimit.