Ekip
26 Prill 2016•Përditësim: 26 Prill 2016
PEKIN (AA) – Policia kineze në jug të vendit ka arrestuar tre pasagjerë pasi u publikua një video në të cilën goditet, ofendohet verbalisht dhe hudhet ushqim ndaj ekuipazhit të avionit për shkak të vonesës së fluturimit, raporton Anadolu Agency (AA).
Incidenti, i cili është incizuar, ka ndodhur në aeroportin e qytetit kinez Changsha. Siç informojnë mediat kineze, tre pasagjerët u shqetësuan pasi u tha se fluturimi i tyre për në qytetin Sanya është anuluar.
Kur stjuardesa ua kumtoi këtë informacion, dy meshkuj dhe një grua filluan të bërtasin dhe hedhin ushqim ndaj saj, ndërsa një person edhe e goditi stjuardesën.
Që të tre personat i ka arrestuar policia, ndërsa sipas ligjeve në Kinë, rastet e tilla mund të rezultojnë “me paraburgim jokriminal pa gjykim në afat deri në dy javë”.