Dilara Hamit
04 Dhjetor 2020•Përditësim: 04 Dhjetor 2020
Një dron i ngarkuar me eksploziv i lëvizjes Huthi, të cilën e mbështetet Irani, sot u rrëzua nga koalicioni i udhëhequr nga sauditët në Jemen, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas Agjencisë saudite të lajmeve (SPA), koalicioni i udhëhequr nga sauditët që lufton në Jemen interceptoi dhe shkatërroi një dron UAV që u nis nga rebelët Huthi drejt mbretërisë.
Zëdhënësi i koalicionit, Turki Al-Maliki në një deklaratë tha se UAV u dërgua qëllimisht për të shënjestruar civilë dhe zona banimi në jug të vendit, por nuk ka asnjë informacion se nga cili qytet në Jemen u nis UAV dhe ku u rrëzua në jug.
Rebelët Huthi nuk dhanë asnjë deklaratë për këtë çështje.
Jemeni është përfshirë nga dhuna dhe kaosi që nga viti 2014, kur rebelët Huthi pushtuan pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin Sana.
Kriza u përshkallëzua në vitin 2015 kur koalicioni i udhëhequr nga sauditët nisi një fushatë shkatërruese ajrore që synonte të rikthente territoret e pushtuara nga Huthit.
Më shumë se 100 mijë jemenas, përfshirë civilë, besohet se janë vrarë në konflikt, i cili ka çuar në krizën më të rëndë humanitare në botë, me miliona në rrezik të urisë.