Hamdi Yıldız
20 Prill 2021•Përditësim: 21 Prill 2021
Kryeministri i Libanit, Hassan Diab tha se vendi i tij është duke kaluar nga një tunel i errët dhe se kjo nuk është e kufizuar vetëm me ndërprerjen e energjisë elektrike por libanezët po ballafaqohen me vështirësi në plotësimin e nevojave të përditshme, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë së lajmeve të Libanit, Diab gjatë vizitës së tij në Katar ka qëndruar në ambasadën e vendit të tij në Doha, ku ka dhënë deklarata.
"Libani është në prag të kolapsit", tha ai duke tërhequr vëmendjen se qeveria e tij ka dhënë dorëheqje që 9 muaj por për themelimin e qeverisë së re ende ka pengesa.
Ai theksoi se vendi po kalon nga një tunel i errët ndërsa errësira në fjalë nuk është e kufizuar vetëm me ndërprerjen e energjisë elektrike por libanezët po ballafaqohen me vështirësi në plotësimin e nevojave të përditshme.
Diab mbërriti të dielën në Katar për një vizitë tre ditore.
Kriza ekonomike në Liban
Ekonomia libaneze, e cila ka një strukturë shumë të brishtë për sa i përket ndarjeve politike të bazuara në fe dhe sekte të ndryshme, po përjeton krizën më të madhe që nga lufta civile e viteve 1975-1990.
Që nga 17 tetori 2019, bankat që përdorin praktika të ashpra kundër daljes së kapitalit kanë pezulluar transferimet ndërkombëtare kanë vendosur kufizime në tërheqjen e valutës së huaj në llogaritë personale të klientëve.
Shpërthimi i madh në Portin e Bejrutit në gusht 2020 rriti problemet ekonomike në Liban dhe shkaktoi një krizë të re qeveritare.
Qeveria e kryeministrit, Hassan Diab më 10 gusht 2020 dha dorëheqje pas reagimeve pas shpërthimit, por në vend nuk mund të formohej qeveri e re për muaj me radhë për shkak të mosmarrëveshjeve midis grupeve politike.
Duke i konsideruar forcat politike dhe udhëheqësit politikë si shkak të krizës ekonomike në vend, populli kërkon formimin e një qeverie të përbërë nga teknokratë, pa parti politike sektare që kanë ndarë pushtetin për shumë vite.