Ikrame Imane Kouachi
23 shkurt 2025•Përditësim: 23 shkurt 2025
Mijëra njerëz janë mbledhur në kryeqytetin Bejrut për të marrë pjesë në funeralin e ish-shefit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, transmeton Anadolu.
Agjencia shtetërore e lajmeve NNA tha se funerali masiv i Nasrallahut dhe anëtarit të lartë të Hezbollahut, Hashem Safieddine, filloi në stadiumin ‘Camille Chamoun Sports City’ mes masavve të rrepta të sigurisë.
Nasrallah u vra në sulmet ajrore izraelite në Bejrut më 27 shtator të vitit të kaluar, ndërsa Safieddine u vra në një sulm të ngjashëm ajror më 3 tetor.
Një armëpushim i brishtë ka qenë në fuqi në Liban që nga 27 nëntori, që i dha fund muajve të luftës ndërkufitare midis Izraelit dhe Hezbollahut, e cila u përshkallëzua në një konflikt të shkallës së plotë në muajin shtator.