Ömer Tuğrul Çam
03 shkurt 2021•Përditësim: 04 shkurt 2021
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian (BE) do të zhvillojnë një samit në fund të shkurtit mbi zhvillimet në lidhje me pandeminë e koronavirusit (COVID-19) dhe çështjet e sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacionit të shpalosur nga zëdhënësi i Këshillit Evropian Barend Leyts në mediat sociale, udhëheqësit e BE-së do të takohen përmes videokonferencës më 25 shkurt në lidhje me koordinimin e luftës kundër pandemisë.
Një ditë më vonë, liderët do të zhvillojnë një takim të ngjashëm mbi çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes dhe Fqinjësinë Jugore.
Udhëheqësit e vendeve të BE-së mbajtën një takim më 21 janar rreth koronavirusit, kufizimeve të udhëtimit, prodhimit të vaksinave, shpërndarjes dhe fushatave të vaksinimit.