Ekip
21 Qershor 2019•Përditësim: 22 Qershor 2019
Kompania ajrore gjermane Lufthansa ka njoftuar se nuk do të ketë më fluturime mbi Ngushticën e Hormuzit dhe Gjirin e Omanit pasi Irani rrëzoi një mjet ajror zbulues amerikan, transmeton Anadolu Agency (AA).
Nga kompania ajrore Lufthansa kanë bërë të ditur se dje kanë pezulluar fluturimet mbi Ngushticën e Hormuzit dhe Gjirin e Omanit, ndërsa sot zona do të zgjerohet në rajonet përreth.
Megjithatë, nga kompania më e madhe ajrore gjermane theksojnë se do të vazhdojnë fluturimet për në Teheran. Lufthansa thekson se vendimi është marrë në bazë të vlerësimit të situatës.