Nur Asena Ertürk
29 Dhjetor 2023•Përditësim: 30 Dhjetor 2023
Lumi Danub ka vërshuar kryeqytetin hungarez Budapestin, transmeton Anadolu.
Dje, Drejtoria e Përgjithshme e Hungarisë për Menaxhimin e Ujërave ndau fotografi të përmbytjes.
Drejtoria shpjegoi se të mërkurën niveli i ujit kishte arritur në 6.93 metra, duke shtuar se kjo shenjë e lartë e ujit ishte më e ulët se kulmi prej 8.91 metrash i regjistruar në vitin 2013.
Ajo tha se nuk priten reshje të konsiderueshme në ditët në vijim.