Jeyhun Aliyev
04 shkurt 2021•Përditësim: 04 shkurt 2021
Së paku 10 ushtarë malianë u vranë gjatë një sulmi terrorist që synonte kampin e tyre, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas mediave lokale, terroristët sulmuan një pjesë të Forcave të Armatosura të Malit me bazë në fshatin Boni të rajonit qendror Mopti.
Sipas Tadayt, një media propagandistike pranë Al-Kaidës, një grup i lidhur me organizatën mori përgjegjësinë.
Rajoni i Mopti-t ka qenë shpesh në shënjestër të organizatave terroriste që nga viti 2012.
Pavarësisht pranisë së forcave paqeruajtëse franceze dhe të OKB-së në Mali, grupet e armatosura janë akoma shumë aktive në vendin e Afrikës Perëndimore.
Që nga viti 2012, militantët kanë kryer sulme të dhunshme në Malin verior dhe qendror, duke vrarë mijëra ushtarë dhe civilë.
Në vitin 2015, një marrëveshje paqësore u nënshkrua midis qeverisë dhe disa grupeve kryengritëse.