Beyza Binnur Dönmez
18 Qershor 2020•Përditësim: 18 Qershor 2020
Komanda e Forcave Amerikane në Afrikë (AFRICOM) zbuloi sot prova të reja të avionëve aktivë rusë në hapësirën ajrore të Libisë duke thënë se paraqet një rrezik për të gjithë civilët, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Përfshirja e vazhdueshme e Rusisë në Libi rrit dhunën dhe vonon zgjidhjen politike", tha në një deklaratë kreu i operacioneve të AFRICOM-it, gjenerali Bradford Gering.
"Rusia vazhdon të bëjë presion strategjik mbi krahun jugor të NATO-s dhe kjo është në kurriz të jetës së pafajshme të Libisë".
Dy imazhe të MiG-29 dhe Su-24 avionëve rusë që fluturonin në Libi u shpërndanë nga komanda.
Në fund të majit, AFRICOM raportoi së paku 14 MiG-29 dhe disa Su-24 duke fluturuar nga Rusia në Siri, ku shenjat e tyre ruse u ngjyrosën për të kamufluar origjinën e tyre. Sipas SHBA-ve, avionët fluturuan më pas në Libi duke bërë shkelje direkte të embargos së armëve të OKB-së.
"Është e qartë se erdhën nga Rusia. Ata nuk erdhën nga ndonjë vend tjetër", tha Karns.