Ekip
07 Korrik 2016•Përditësim: 08 Korrik 2016
BERLIN (AA) – Kancelarja gjermane Angela Merkel është shprehur se konflikti i Rusisë me Ukrainën ka shqetësuar thellë anëtaret e Evropës Lindore të NATO-s dhe për këtë shkak vendeve baltike dhe Polonisë “u nevojitet inkurajim i qartë nga Aleanca”, raporton Anadolu Agency (AA).
Kancelarja Merkel të enjten iu drejtua Parlamentit gjerman në prag të Samitit të NATO-s, i cili do të mbahet gjatë fundjavës së ardhshme në Varshavë.
Merkel shtoi se pavarësisht humbjes së besimit në Rusi, NATO do të vazhdojë të zbatojë strategjinë e dyfishtë të parandalimit dhe dialogun me Rusinë.
Ajo tha se Aleanca përballet edhe me konflikte të tjera dhe se në “botën turbulente” NATO-ja duhet të përballet me pasojat e luftës civile në Siri, jostabilitetin e Irakut dhe konfliktet në Afrikën Sub-sahariane.
Merkel përmendi edhe krizën e refugjatëve, organizatën terroriste DAESH dhe krimin e lartë teknologjik si kërcënim me të cilat Aleanca duhet të adresohet.