Ethem Emre Özcan,Haydar Şahin
23 Mars 2022•Përditësim: 23 Mars 2022
Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amir-Abdollahian, bashkë me një delegacion zhvilloi një vizitë në kryeqytetin e Sirisë, Damask, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në lajmin e agjencisë së lajmeve SANA të regjimit të Asadit, thuhet se Abdollahian gjatë vizitës së tij në Damask u takua me ministrin e Jashtëm të regjimit sirian, Faisal Mekdad.
Abdollahian u prit në aeroport nga homologu i tij Mekdad ndërsa në një deklaratë për media përsëriti mbështetjen e tyre për regjimin në Siri.
"Marrëdhëniet strategjike mes dy vendeve janë në kushtet më të mira. Këtu do të bisedojmë për interesat e dy vendeve në fushat politike dhe ato ekonomike", tha Abdollahian.
Sipas informimit të bërë nga shtypi iranian, Abdollahian bashkë me delegacionin që e shoqëron pas takimit që do të zhvillojnë me liderin e regjimit në Siri, Bashar Al-Asad, do të kalojnë për takime zyrtare në Liban.
Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amir-Abdollahian ka realizuar vizitën e tretë në Siri në muajt e fundit.