Can Erözden
14 Gusht 2018•Përditësim: 15 Gusht 2018
ANKARA (AA) - Ekipi nga liga amerikane e basketbollit NBA, Houston Rockets, ka angazhuar në rradhët e veta lojtarin Carmelo Anthony me një marrëveshje njëvjeçare, raporton Anadolu Agency (AA).
Njoftimin për angazhimin e Anthonyt The Rockets e bënë përmes faqes zyrtarë të internetit, me ç'rast Chris Paul përmes rrjeteve sociale i dëshiroi mirëseardhje në klub.
Ish-ylli i Denver Nuggets dhe New York Knicks, sezonin e kaluar luajti me Oklahoma City Thunder, ku në 78 paraqitjet shënoi një mesatare prej 16,2 pikëve dhe 5,8 kërcimeve.
Muajin e kaluar, Oklahoma City bëri një marrëveshje me Atlanta Hawks, sipas së cilës Anthony duhej të kalojë atje në këmbim të Dennis Schroder dhe Mike Muscala, megjithatë, burime nga NBA bëjnë të ditur se Anthony ka hequr dorë nga kjo marrëveshje duke thënë se do t'i bashkohet ndonjë skuadre sipas dëshirës së tij, duke kaluar në “The Rockets”.
Hyrja e Anthony në NBA u bë pasi Nuggets e angazhuan në rrethin e parë të draftit në vitin 2003, ndërsa në karrierën e tij të deritanishme 15-vjeçare, ai ka regjistruar dhjetë paraqitje në All-Star.
Me kombëtaren amerikane në basketboll, ai ka fituar tre medalje të arta olimpike, në vitet 2008, 2012 dhe 2016.