Ruslan Rehimov
09 Mars 2017•Përditësim: 10 Mars 2017
MOSKË (AA) – Presidenti i Rusisë Vladimir Putin është takuar sot në Moskë me kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanyahu, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin nga Kremlini theksohet se gjatë takimit të Putinit dhe Netanyahut është folur për ndodhitë në Lindjen e Mesme, krizën në Siri, luftën kundër terrorizmit dhe marrëdhëniet bilaterale mes Rusisë dhe Izraelit.
Putini theksoi se vendi i tij ka raporte të mira me Izraelin, ndërsa treguesi më i mirë për këtë janë, siç porositi, takimet e shpeshta me kryeministrin Netanyahu.