Ekip
20 gusht 2020•Përditësim: 20 gusht 2020
Autoritetet shëndetësore në Nigeri konfirmuan sot qindra infektime të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), duke e çuar numrin e rasteve në më shumë se 50 mijë, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Më 19 gusht u regjistruan 593 raste të reja me COVID-19 dhe katër vdekje", tha Qendra e Nigerisë për Kontrollin e Sëmundjeve.
Deri më tani janë konfirmuar 50.488 raste, përfshirë 37.304 të shëruar dhe 985 vdekje të lidhura me virusin në Nigeri.
Këtë javë, ministri i Aviacionit të Nigerisë tha se vendi i Afrikës Perëndimore do të rihapë aeroportet për fluturime ndërkombëtare nga 29 gushti.
Qeveria hoqi kufizimin e udhëtimit ndërshtetëror dhe lejoi që fluturimet e brendshme të rifillojnë në korrik.
Inflacioni po rritet ndërsa eksportuesi më i lartë i naftës në Afrikë përballet me vështirësi ekonomike nga shpërthimi i koronavirusit.