Mustafa Melih Ahıshalı
23 Korrik 2019•Përditësim: 24 Korrik 2019
Një tërmet me fuqi prej 4.9 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur qytetin Kong, në jug të Iranit, raporton Anadolu Agency (AA).
Nga Qendra për Sizmologji e Universitetit në Teheran konfirmuan se epiqendra e tërmetit u regjistrua në orët e hershme të mëngjesit.
Tërmeti u regjistrua në thellësi prej 13 kilometrave. Ende nuk ka informacione për viktima eventuale në njerëz dhe dëme materiale.