Dildar Baykan
11 Gusht 2017•Përditësim: 11 Gusht 2017
ANKARA (AA) - Një tërmet prej 6,2 ballësh sipas Rihterit ka goditur pjesën qendrore të Filipineve, raporton Anadolu Agency (AA).
Qendra Amerikane për Vrojtime Gjeologjike (USGS) ka njoftuar se epiqendra e tërmetit prej 6,2 ballësh ka qenë dy kilometra në jugperëndim të rajonit Tuy në Ishullin Luzon, ndërsa tërmeti ka ndodhur në thellësi rej 168,2 kilometrash.
Ende nuk ka ndonjë deklaratë lidhur me atë nëse tërmeti ka shkaktuar viktima apo humbje materiale, ndërkohë që i njëjti është ndier edhe në kryeqytetin filipinas, Manila.
Një tërmet prej 6,5 ballësh goditi vendin edhe në fillim të muajit, ku dy persona humbën jetën, kurse mbi 200 të tjerë u lënduan.
Filipinet janë pjesë e rajonit të quajtur "Rripi i Zjarrtë i Paqësorit", i cili njihet për numrin e madh të tërmeteve dhe vullkaneve.