Zehra Ulucak,Nuri Aydın,Mehmet Şah Yılmaz
10 Prill 2020•Përditësim: 14 Prill 2020
Në Korenë e Jugut për herë të parë nga 20 shkurti, numri i të infektuarve me koronavirusin e ri(COVID-19) është më i vogël se 30, raporton Anadolu Agency (AA).
Në qytetin Daeg, epiqendra e koronavirusit në Korenë e Jugut, për herë të parë nga 18 shkurti nuk u raportuan raste pozitive në një ditë të vetme
Informacioni u konfirmua nga presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, duke thënë se 27 raste të reja me COVID-19 u regjistruar në të gjithë vendin, ndërsa numri i pacientëve të rinj ka rënë nën 30, hera e parë që nga përhapja e pandemisë.
Qendra koreane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve (KCDC) tha se 10.450 persona ishin pozitivë ndaj koronavirusit në vend, me numrin e vdekjeve në 208.