Cem Genco
01 Qershor 2020•Përditësim: 02 Qershor 2020
Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka dërguar mbi 100 maune me ndihma humanitare në Idlib, provincë në veriperëndim të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Një autokolonë prej 103 maunesh të cilat transportonin ndihma të OKB-së kaluan vendkalimin kufitar Cilvegozu, në komunën Reyhanli, të qytetit turk Hatay.
Është konfirmuar se ndihma humanitare do t'u ndahet banorëve në Idlib dhe rajoneve rurale që tashmë me vite jetojnë në kushte të rënda.
Siria është përfshirë në një luftë të egër civile që nga fillimi i vitit 2011, kur regjimi i Assadit u përplas me protestat pro-demokratike në një trazirë të papritur.