Ekip
20 shtator 2021•Përditësim: 20 shtator 2021
Në ishullin spanjoll La Palma dje shpërtheu një vullkan dhe për herë të parë në gjysmë shekulli hodhi lavë, tym dhe hi, për të cilin mijëra banorë u evakuuan, transmeton Anadolu Agency (AA).
Vullkani Cumbre Vieja, i vendosur në Ishujt Kanarie në Oqeanin Atlantik, shpërtheu për herë të fundit në vitin 1971.
Policia spanjolle tha se 5.000 deri 10.000 banorë janë evakuuar nga zona e prekur për shkak të shpërthimit të vullkanit.
Deri më tani, tymi dhe lava kanë përfshirë katër autostrada kryesore.
Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, tha se anulon udhëtimin e tij të ardhshëm në New York, ku duhet të merrte pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, dhe se do të udhëtonte për në La Palma.
Shpërthimi u parashikua nga shkencëtarët spanjollë të cilët filluan të vërejnë rritje të aktivitetit sizmik në zonë. Rreth 25.000 tërmete të vegjël janë regjistruar në tetë ditët e fundit.
Disa shkencëtarë spanjollë deklaruan për mediat lokale se shpërthimi mund të zgjasë me javë të tëra, ndërsa lava duhet të shkrihet në oqean.
Shpërthimi i vullkanit nuk ndikoi në trafikun ajror në ishull.
Presidenti i Ishujve Kanarie, Angel Victor Torres, tha se nuk ka raportime për viktima njerëzore deri më tani.