Esat Fırat
10 Maj 2021•Përditësim: 10 Maj 2021
Policia izraelite ka sulmuar kameramanin e Anadolu Agency (AA), Fayez Abu Rumaila, i cili ndjek zhvillimet në Mesxhid Al-Aksanë që gjendet në Kudsin Lindor të pushtuar, ndërsa plagosi fotoreporterin e AA-së, Mustafa Kharouf, me plumba plastike.
Në sulmin e policisë izraelite janë grisur teshat e Abu Rumaila, ndërsa Kharouf është dërguar në spital për trajtim.
Mijëra palestinezë të cilët e falën namazin e sabahut në Mesxhid Al-Aksa, më pas organizuan një demonstratë në oborrin e faltores, duke thirrur tekbire.
Pas demonstratës, palestinezët filluan të qëndrojnë në kompleks për ta mbrojtur atë nga bastisjet e hebrenjve fanatikë.
Ndërkaq, më pas, policia izraelite duke bastisur Al-Aksanë, intervenoi ndaj palestinezëve me gaz lotsjellës dhe plumba plastike.
Në intervenimin izraelit deri më tani janë plagosur 215 palestinezë.