Salih Baran
12 Korrik 2017•Përditësim: 12 Korrik 2017
EDRENE (AA) - Pretendohet se Greqia ka kthyer disa persona ilegalë në Turqi në kundërshtim me marrëveshjet ndërkombëtare, raporton Anadolu Agency (AA).
Zbatueshmëria e cila quhet ndryshe "rikthim mbrapsht" në kohët e fundit pretendohet se është zbatuar shpesh nga ana e Greqisë.
Në mesin e pretendimeve thuhet se një nga 3 personat ilegalë që ishin kapur në Greqi pasi kishte hyrë në mënyrë ilegale është qëlluar dhe se janë braktisur në anën turke në lumin Maritsa.
Një nga personat ilegalë algjeriani Amar Mattai, i cili përdor karrocë për invalidë dhe ka të nxira në trup ka shpjeguar se 10 muaj më parë ka kaluar në ishullin grek Kios dhe më pas nga aty në Ksanthi dhe më pas në kampin e refugjatëve në Total Drama Island (TDI).
Mattai pretendon se më pas në kundërshtim me ligjet dhe duke u goditur është rikthyer në Turqi. "Pas kampeve jam dërguar në qeli në një prej qendrave të policisë ku më thanë se ‘tashmë do të largohesh‘ nga këtu. Pasi dola nga qendra e policisë më preu rrugën një automjet, ku disa persona të veshur me uniformën e policisë greke më hipën me detyrim në automjet. Më goditën, më morën veshjet dhe paratë dhe më lanë në mes të lumit me gomone në mes të natës. Në mëngjes na erdhën në ndihmë ushtarët turq të cilët na ndihmuan dhe na dërguan në spital. Po të mos na kishin gjetur ushtarët turq do të kisha vdekur", tha algjeriani Mattai.
Gjithashtu edhe algjeriani tjetër, Valid Zorai dhe marokeni Halis Ahmed pretendojnë se Greqia i ka kthyer mbrapsht me detyrim në Turqi.
Burimet e sigurisë kanë bërë të ditur se zbatueshmëria e cila emërtohet edhe "deportim" apo "rikthim mbrapsht" e Greqisë është në kundërshtim me marrëveshjet ndërkombëtare.