Ajdin Aliji
22 Shtator 2025•Përditësim: 22 Shtator 2025
SHKUP (AA) - Mijëra njerëz u mblodhën në Manila për të protestuar kundër korrupsionit, me disa përleshje të raportuara midis demonstruesve dhe policisë, transmeton Anadolu.
Protestuesit u mblodhën në vende kyçe, duke përfshirë Monumentin e Fuqisë së Popullit dhe Parkun Rizal në Manila.
Duke shprehur zemërim për korrupsionin e dyshuar në projektet e kontrollit të përmbytjeve, protestuesit u përleshën edhe me policinë.