Halit Süleyman,Ayşe Aktaş
27 Tetor 2016•Përditësim: 27 Tetor 2016
IDLIB (AA) – Rritet në 35 numri i të vdekurve si pasojë e bombardimit të djeshëm ndaj çarshisë dhe një shkolle në qytetin Maret en-Numan në Idlib në veriperëndim të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të siguruara nga zyrtarë të spitalit fushor, është rritur në 35 numri i personave që humbën jetën në sulmin e djeshëm ajror të regjimit sirian dhe aleatëve ndaj një shkolle dhe çarshisë në vendbanimin Has në veri të Idlibit.
Zyrtarët të cilët publikuan emrat e të vdekurve, thanë se 22 nga viktimat janë fëmijë, ndërsa gjashtë të tjerë mësimdhënës.
Ekipet e Mbrojtjes civile paraprakisht kishin njoftuar se avionët rusë kanë ndërmarrë 12 sulme në vendbanimin Has ndaj një shkolle dhe çarshisë. Ndërkaq, sipas vlerësimeve të para ishte bërë e ditur se jetën e kanë humbur 18 persona ndërsa 21 të tjerë janë plagosur.
Fondi për Fëmijët i OKB-së (UNICEF) më vonë doli me deklaratë duke njoftuar se si pasojë e sulmit jetën e kanë humbur 22 fëmijë dhe gjashtë mësues dhe se ky ishte “sulmi më i përgjakshëm” ndaj një shkolle që nga fillimi i luftës në Siri e cila po zgjat më shumë se pesë vite.