İdris Okuducu
20 Prill 2019•Përditësim: 21 Prill 2019
Së paku 200 familje irakiane janë evakuar nga qyteti i Basrës pasi shtëpitë e tyre mbetën nën ujë pas përmbytjeve që përfshinë rajonin, raporton Anadolu Agency (AA).
Kapiteni në ushtrinë irakiane, Muhammed Halef, për AA tha se njësitet e mbrojtjes civile evakuuan së paku 200 familje nga rajoni Salihiye, në veri të Basrës, shtëpitë e cilëve janë përfshirë nga uji.
Halef tha se familjet janë zhvendosur nga zonat e përmbytura dhe përkohësisht janë vendosur në vendbanime me tenda.
Më tej thuhet se në rajonin Sattu'l Arap, po ashtu në veri të Basrës, pas reshjeve të mëdha ndodhi rrëshqitje të dheut.
Gjysmëhëna e Kuqe e Irakut të martën tha se përmbytjet në pjesët veriore, lindore dhe jugore të vendit kanë dëmtuar shtëpitë e së paku 4,751 familjeve.