Ekip
26 Prill 2016•Përditësim: 27 Prill 2016
LONDËR (AA) - Në janarin e vitit të ardhshëm nis restaurimi i Big Ben-it, simbolt të Londrës dhe kullës më të madhe me kambanë dhe orë në botë, raporton Anadolu Agency (AA).
Parlamenti i Britanisë së Madhe qysh vitin e kaluar pati konfirmuar se kulla e lartë me orë në zemër të qytetit mund të qëndrojë nëse nuk zbatohen restaurime drastike të objektit.
Kjo do të kushtojë 29 milionë paund (42 milion dollarë), që është riparimi më i madh i orës në disa dekada të fundit. Paratë do të shpenzohen për fiksimin e orës së rëndë 13 tonëshe akrepat e së cilës janë vendosur brenda një diametri të çeliktë prej shtatë metrash. Akrepi që tregon orën është 2.7 metra i gjatë, ndërsa gjatësia e akrepit që tregon minutat është 4.3 metra.