Ekip
15 Tetor 2017•Përditësim: 16 Tetor 2017
ZAMBOANGA (AA) – Të paktën pesë peshkatarë u rrëmbyen të shtunën në mbrëmje, në provincën jugore të Filipineve, në Sulu, bëjnë të ditur mediat lokale, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas një raporti nga GMA News, peshkatarët u kapën nga njerëz të armatosur në fshatin Simbahan. Policia lokale tha se peshkatarët e rrëmbyer janë shtetas filipinas.
Sulu është një nga kryeqendrat e grupit Abu Sayyaf, një nga katër grupet terroriste në Filipine që ka premtuar besnikëri ndaj DEASH-it dhe është famëkeq për rrëmbime të përsëritura në ujërat midis Malajzisë dhe Filipineve.