Ali Cura
23 Shkurt 2023•Përditësim: 23 Shkurt 2023
Një avion luftarak rus Su-25 është rrëzuar në rajonin Belgorod në kufirin Rusi-Ukrainë, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë nga Ministria ruse e Mbrojtjes thuhet se avioni i llojit Su-25 i Forcave Ajrore të Rusisë u rrëzua teksa po kthehej në bazën ushtarake në rajonin Belgorod pas përmbushjes së misionit luftarak. Si pasojë e aksidentit ajror ka humbur jetën piloti.
Avioni ka rënë në një zonë të shkretë dhe në vendngjarje nuk është shënuar ndonjë dëm thuhet në deklaratën ku vihet në dukje se sipas të dhënave të para arsyeja e aksidentit është një defekt teknik.