Elena Teslova
25 Shkurt 2026•Përditësim: 25 Shkurt 2026
Një avion ushtarak u rrëzua gjatë kryerjes së një fluturimi stërvitor në rajonin Karaganda të Kazakistanit, transmeton Anadolu.
Ministria e Mbrojtjes në një deklaratë sot tha se ekuipazhi i avionit luftarak Su-30SM u hodh në ajër në mënyrë të sigurt.
Një komision i posaçëm ekspertësh i Ministrisë së Mbrojtjes është ngritur për të hetuar shkaqet dhe rrethanat e rrëzimit të avionit.