Ali Cura
16 Maj 2020•Përditësim: 17 Maj 2020
Rastet me koronavirusin e ri (COVID-19) në Rusi kanë arritur në shifrën 272.043 ndërsa numri i vdekjeve në 2.537, transmeton Anadolu Agency (AA).
Qendra e Kontrollit dhe Parandalimit të Infeksionit të Koronavirusit në Rusi njoftoi se në 24 orët e fundit me COVID-19 janë infektuar 9.200 persona, me ç'rast numri i përgjithshëm është rritur në 272.043 ndërsa me 119 vdekje të reja ka arritur në 2.537 numri i vdekjeve.
Në vendin ku numri i rasteve ditore që nga fillimi i majit është regjistruar rreth 10 mijë, theksohet se numri i të shëruarve me 4.940 të shëruar tjerë ka arritur në gjithsej 63.166.
Në Rusi nga 4.2 për qind ka rënë në 3.5 për qind rritja ditore në numrin e rasteve, duke shënuar normën më të ulët të rritjes së rasteve që nga fillimi i pandemisë e deri më tani. Ndërkohë raportohet se tek 44.8 për qind e rasteve të reja në vend nuk janë vërejtur simptoma.
Në Moskë me 3.505 raste të reja është rritur në 138.969 numri i rasteve ndërsa me 74 vdekje në 1.432 numri i vdekjeve. Gjithashtu në qytet janë shëruar gjithsej 26.032 persona.
- 259 mijë persona janë nën mbikëqyrje
Në një deklaratë nga Shërbimi i Mbrojtjes së Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi bëhet e ditur se rreth 259 mijë persona janë nën mbikëqyrje dhe se në 24 orët e fundit janë kryer 242 mijë teste duke e rritur në mbi 6.6 milionë numrin e testeve të kryera deri më sot.
Në një deklaratë nga kompania shtetërore e energjisë bëthamore, Rosatom, thuhet se deri më sot në mesin e punonjësve janë vërejtur 403 raste me COVID-19 dhe se gjatë periudhës së pandemisë kanë humbur jetën 8 punonjës.
- Zhvillimi i COVID-19 në Rusi
Rasti i parë me COVID-19 në Rusi u regjistrua më 31 janar tek 2 shtetas kinezë në rajonet Transbaikal në jug të Tyumen dhe Siberisë. Ndërsa rasti i parë i vdekjes me burim nga COVID-19 u regjistrua në Moskë. Rusia mbylli kufijtë e saj që nga fundi i marsit dhe me rritjen e pandemisë ajo kaloi në "situatën e përgatitjes së lartë".
Veçanërisht në Moskë dhe në disa pjesë të vendit u zbatua ndalesa e daljes në rrugë dhe me përjashtim të marketeve dhe farmacive u mbyllën të gjitha dyqanet, qendrat e argëtimit, shëndetit dhe sportit, restorantet, baret, muzetë, kinematë dhe teatrot.
Të gjitha masat e ndërmarra për shkak të COVID-19 u vendos të zgjaten deri më 31 maj në Moskë dhe në disa pjesë të vendit. Gjithashtu u bë e detyrueshme vendosja e maskave dhe dorezave në trasportin publik përfshirë taksitë, në biznese, markete dhe mjedise të populluara.
Përfshirë kryeministrin Mikhail Mishustin, me koronavirus u infektuan edhe ministri i Ndërtimit, Vladimir Yakushev, ministrja e Kulturës, Olga Lyubimova, ministri i Shkencës dhe Arsimit të Lartë, Valery Falkov dhe disa deputetë në Dhomën e Ulët të Parlamentit rus Duma.
Po ashtu edhe zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov njoftoi se ka rezultuar pozitiv në testin e COVID-19 dhe se po trajtohet në spital.