Emre Gürkan Abay
02 Mars 2022•Përditësim: 02 Mars 2022
Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka deklaruar se ushtria ruse ka marrë qytetin ukrainas Kherson, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Igor Konashenkov doli me informacionet e fundit mbi situatën aktuale kur bëhet fjalë për sulmin rus ndaj Ukrainës.
Konashenkov tha se njësitë ruse shkatërruan 1.502 objekte të infrastrukturës ushtarake, 472 tanke dhe automjete të blinduara të ushtrisë ukrainase, 63 raketahedhës, 206 topa, 336 automjete speciale ushtarake.
Ai tha se armët me precizitet të lartë goditën objektet teknologjike të shërbimit të inteligjencës ukrainase në Kiev dhe Qendrën e Brigadës së 72-të për operacione speciale.
"Kulla televizive në Kiev u shkatërrua”, tha Konashenkov.
Ai theksoi se kontrolli është vendosur në vendbanimet Tokmak dhe Vasilijevka dhe tha se është vendosur kontroll mbi qytetin e Khersonit.