Elena Teslova
02 Korrik 2021•Përditësim: 05 Korrik 2021
Rusia ka filluar testimin e armëve të reja nënujore në Detin Barents dhe Detin Norvegjez, njoftoi sot Ministria ruse e Mbrojtjes, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Nëndetëset e Flotës Veriore kanë filluar të kryejnë një stërvitje të veçantë për të provuar sistemet dhe armët e nëndetëseve në zonat me ujë të thellë të Detit Barents dhe Detit Norvegjez", tha Zyra për media e Flotës Veriore në një njoftim.
Ekipet e disa nëndetëseve, përfshirë ato të gjeneratës së katërt, po marrin pjesë në stërvitjet që do të vazhdojnë për disa ditë.
Stërvitja angazhon forcat emergjente të shpëtimit të Flotës Veriore, thuhet më tej.
Në një seri takimesh në fillim të këtij viti, presidenti rus Vladimir Putin njoftoi se flota nëndetëse ruse do të fitojë së shpejti armët më të fundit nënujore, përfshirë raketa hipersonike dhe automjete nënujore pa pilot.