Safvan Allahverdi
02 Mars 2019•Përditësim: 03 Mars 2019
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë njoftuar se PKK, e cila është e përfshirë në listën e organizatave të huaja terroriste (FTO) në 1997, do të vazhdojë të jetë në listë pas vlerësimeve të bëra çdo 5 vjet, transmeton Anadolu Agency (AA).
Departamenti Amerikan i Shtetit lëshoi një deklaratë me shkrim ku thuhet se PKK mbahet në listën e organizatave terroriste që prej më shumë se 20 vitesh dhe se SHBA-ja gjatë kësaj periudhe ka punuar së bashku me Turqinë dhe aleatët e saj kundër kërcënimit të PKK-së.
"Lufta e SHBA-ve kundër PKK-së, përfshirë edhe luftën kundër operacioneve të PKK-së në Evropë dhe vende të tjera për të siguruar financime, tregojnë një angazhim të fortë për partneritetin me aleatin tonë të NATO-s Turqinë. Vendimi i sotëm i tregon popullit amerikan dhe komunitetit ndërkombëtar se PKK mbetet një organizatë terroriste. Përveç kësaj, PKK krahas përfshirjes në listën e organizatave të huaja terroriste ajo që nga viti 2001 ndodhet edhe në listën e përcaktuar posaçërisht të terrorizmit global", thuhet në deklaratë.
Departamenti Amerikan i Shtetit shqyrton çdo pesë vjet grupet e huaja të cilat i ka vendosur në listën e terrorizmit. PKK u shqyrtua së fundmi në vitin 2013 dhe u vendos të mbetej në të dyja listat.