Ecem Şahinli Ögüç
21 Dhjetor 2023•Përditësim: 22 Dhjetor 2023
Vazhdojnë përpjekjet për të shpëtuar personat e "ngujuar" nga përmbytjet në shtetin amerikan New Jersey, raporton Anadolu.
Sipas NBC News, shumë banorë janë evakuuar nga shtëpitë dhe automjetet e tyre që nga 18 dhjetori, kur filluan reshjet e dendura në New Jersey.
Vazhdojnë përpjekjet për shpëtimin e njerëzve të bllokuar nga përmbytjet në rajonin ku është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.
Guvernatori i New Jersey, Phil Murphy tha se shumë rrugë janë të përmbytura dhe se rrugë të rëndësishme janë bërë të pakalueshme.
Për shkak të stuhive të fuqishme dhe reshjeve të shiut, që nisën më 18 dhjetor në shtetet verilindore të SHBA-së, ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike në më shumë se 250 mijë shtëpi dhe vende pune, ndërsa administrata e qytetit të New Yorkut paralajmëroi qytetarët për përmbytje të befasishme.