Ekip
18 Janar 2021•Përditësim: 18 Janar 2021
Kampi Um al-Jurun në rajonin Kefer Arouk në veri të Idlibit, ku janë strehuar civilët që u larguan nga sulmet e regjimit të Bashar Al-Assad-it, u përmbyt pas reshjeve të mëdha të shiut, raporton Anadolu Agency (AA).
Kampi Um al-Jurun në rajonin Kefer Arouk në veri të Idlibit, ku janë strehuar civilët që u larguan nga sulmet e regjimit të Bashar Al-Assad-it, u përmbyt pas reshjeve të mëdha të shiut. ( İzzeddin İdilbi - Anadolu Agency )
Uji i mbledhur dhe balta e formuar pas reshjeve të shiut vështirësojnë jetën dhe ndikojnë negativisht tek refugjatët.
Ata thonë se çadrat të cilat nuk i mbrojnë nga shiu, i ftohti dhe erërat, i kanë vendosur në tokë bujqësore dhe kur bie shi, i gjithë vendi bëhet me baltë.