Ekip
18 Qershor 2019•Përditësim: 19 Qershor 2019
Policia e Spanjës ka njoftuar se ka liruar 11 gra, kryesisht nga Ukraina, të cilat kanë udhëtuar në vend me idenë për t'u punësuar si personel i hotelit, por ato u detyruan të punojnë si prostituta, transmeton Anadolu Agency (AA).
Policia spanjolle sot tha që besojnë se banda ndërkombëtare nga viti 2015 ka detyruar mbi 200 gra në prostitucion.
Theksohet se gratë kanë tërhequr klientë në shpalljet online ku ofrohet huazim për udhëtim dhe punë hotelerike që paguhen mirë në Burgos, qytet në veri të Spanjës. Pas mbërritjes, ato nën kërcënime janë detyruar të merren me prostitucion 10 orë në ditë në 7 ditët e javës.
Nën akuzën për formimin e grupit të krimit dhe trafikimit të qenieve njerëzore, janë arrestuar dy shtetas spanjollë dhe dy shtetas ukrainas.