Beyza Binnur Dönmez
15 Shkurt 2019•Përditësim: 15 Shkurt 2019
ANKARA (AA) - Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka deklaruar se vendi i tij do të shkojë në votime në muajin prill për zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme, raporton Anadolu Agency (AA).
Vendimi për zgjedhje të parakohshme është marrë sot më herët gjatë takimit të jashtëzakonshëm të kabinetit.
Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen para zgjedhjeve komunale, rajonale dhe atyre të Parlamentit Evropian më 26 maj.