Ekip
22 Gusht 2020•Përditësim: 23 Gusht 2020
Një aeroplan mallrash i angazhuar nga agjencia ushqimore e OKB-së u rrëzua në kryeqytetin e Sudanit të Jugut të shtunën në mëngjes, duke lënë të vdekur shtatë persona dhe një tjerër u plagos, njoftoi ministri i Transportit të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur me AA përmes telefonit, Madut Yel Biar tha se pesë pasagjerë dhe tre persona të ekuipazhit ishin në aeroplanin e mallrave Antonov An-26.
Avioni, i cili u rrëzua në një fermë në zonën e banimit Referendum disa minuta pasi u ngrit nga Aeroporti Ndërkombëtar në Juba, ishte në rrugë për në qytetet Wau dhe Aweil.
Ministri tha se identiteti i viktimave ende nuk është konstatuar, duke shtuar se njëri nga pilotët e avionit ishte shtetas i huaj, pa zbuluar më shumë detaje.
Më herët, Kur kuol, drejtori i Aeroportit Ndërkombëtar Juba, për AA tha se tetë persona ishin në bordin e avionit që i përket "South West Aviation".