Adham Kako,Levent Tok,Said İbicioğlu,Ömer Koparan
06 mars 2018•Përditësim: 06 mars 2018
AL-BAB (AA) - Të paktën një civil ka humbur jetën, ndërsa 5 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmit me autobombë në qendrën e qarkut Al-Bab të qytetit Halep, i pastruar nga organizata terroriste DEASH në kuadër të operacionit "Mburoja e Eufratit", raporton Anadolu Agency (AA).
Sulmi ka ndodhur në afërsi të stacionit policor të opozitarëve në qendrën e qarkut Al-Bab të qytetit sirian Halep.
Kryetari i Mbrojtjes Civile (Helmetat e Bardhë) në Al-Bab, Halid El-Kiriz, në deklaratën për AA tregoi se në orët e mbrëmjes në qendrën e qytezës ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm.
Ai duke theksuar se sulmi ka ndodhur në afërsi të stacionit policor, tha se një civil ka humbur jetën, ndërsa 5 të tjerë janë plagosur.
Përgjegjësinë mbi sulmin ende nuk e ka marrë askush.
Al-Bab më 23 shkurt 2017 ishte pastruar nga organizata terroriste DEASH, në kuadër të operacionit "Mburoje e Eufratit" të filluar nga Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS).