Tufan Aktaş
30 Nëntor 2021•Përditësim: 30 Nëntor 2021
Dy persona, mes tyre një ushtar, janë vrarë në një sulm të kryer nga organizata terroriste Al-Shabab në dy baza ushtarake në Baidoa në Somali, raporton Anadolu Agency (AA).
Abdi Ali Mohamud, një nga oficerët e policisë në Baidoa, tha për AA se u sulmua aeroporti në Baidoa, i cili strehon ushtarët etiopianë të lidhur me Misionin e Bashkimit Afrikan në Somali (AMISOM).
Duke u shprehur se një civil ka vdekur në aeroport në sulmin me armë të rënda, Mohamud tha se gjithashtu edhe një ushtar humbi jetën në sulmin në bazën ushtarake somaleze.
Baidoa, 240 kilometra larg kryeqytetit Mogadishu, është sulmuar për herë të dytë që nga fillimi i javës kur nisën zgjedhjet parlamentare.