Emel Öz
07 Qershor 2021•Përditësim: 07 Qershor 2021
Themeluesi i Amazon-it, Jeff Bezos, ka njoftuar se në korrik do të udhëtojë në hapësirë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Miliarderi njoftoi në rrjetet sociale se do të fluturojë me vëllain e tij Marko Bezos në fluturimin e parë hapësinor të kompanisë së tij të raketave "Blue Origin".
"Që kur isha pesë vjeç, ëndërroja për udhëtimin në hapësirë. Me vëllain tim më 20 korrik do të nisem në këtë rrugë", tha Bezos në Instagram.
Kompania “Blue Origin” mbylli raundin e parë të aplikimeve muajin e kaluar dhe mori më shumë se 5.200 oferta nga 136 vende.
Aktualisht, oferta më e madhe në raundin e dytë të aplikimit për fluturim është 2,8 milionë dollarë, theksohet në faqen e kësaj kompanie.
Procesi do të zgjasë deri më 10 qershor, ndërsa faza përfundimtare do të përfundojë më 12 qershor.