Ali Cura
01 Tetor 2019•Përditësim: 03 Tetor 2019
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në Kiev është takuar me aktorin amerikan Tom Cruise, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zelensky ftoi aktorin Cruise, të cilët do të vizitojnë vendet e mundshme për xhirimin e filmit.
Nga kabineti i presidentit ukrainas thuhet se Cruise ka projekt për një film të ri, ndërsa e interesojnë disa lokacione të caktuara në Ukrainë.
Zelensky përkujtoi se Parlamenti ukrainas miratoi një ligj për lehtësimin e xhirimit të filmave të huaj në vendin e tij.