Elvir Hociç
23 Prill 2017•Përditësim: 24 Prill 2017
ANKARA (AA) - Turqia sot po shënon festën kombëtare të sovranitetit kombëtar dhe të fëmijëve dhe në të njëjtën kohë edhe 97-vjetorin e Kuvendit të Madh Popullorë të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Me këtë rast, ushtruesi i detyrës së kryetarit të Kuvendit të Madh Popullorë të Turqisë, Ahmet Aydin, kryesoi një delegacion të zyrtarëve në një vizitë në mauzoleun Anitkabir të Ataturkut në Ankara.
Përveç Aydin, Anitkabir-in e kanë vizituar edhe kryeministri i Turqisë Binali Yıldırım, lideri i Partisë Popullore Republikane (CHP), Kemal Kılıçdaroğlu, lideri i partisë opozitare Lëvizja Nacionaliste (MHP), Devlet Bahçeli, zëvendëskryeministrat, ministrat dhe zyrtarë të tjerë.
Me këndimin e himnit kombëtar dhe me vendosjen e kurorave me lule në mauzoleun Anitkabir i janë dhënë nderime themeluesit të shtetit modern turk dhe presidentit të saj të parë Kemal Ataturk.
Gjatë ceremonisë para mauzoleut Ataturkut ishin të pranishëm dhe një numër i madh i fëmijëve nga Turqia si dhe nga shumë vende të tjera.
Gjatë ditës në të gjithë Turqinë me aktivitete të ndryshme do të vazhdojnë manifestimet, kurse ngjarja qendrore do të mbahet në kryeqytetin Ankara.
Festa shtetërore e sovranitetit kombëtar dhe Ditës së Fëmijëve festohet më 23 prill, në ditën kur në vitin 1920 u hap Kuvendi i Madh Popullorë i Turqisë. Kjo datë festohet në prani të fëmijëve nga e gjithë bota.
Në këtë ditë në vitin 1924, u vendos që data e themelimit të Kuvendit të Madh Popullorë të shënohet si festë kombëtare. Pesë vjet më vonë, më 23 prill 1929, kjo festë iu është dhuruar fëmijëve. Që nga viti 1929 festohet si Dita e sovranitetit kombëtar dhe në të njëjtën kohë si Dita e Fëmijëve.