Amir Latif Arain
10 shtator 2026•Përditësim: 10 shtator 2026
Të paktën 16 persona humbën jetën pasi rrëshqitjet e dheut dhe baltës të shkaktuara nga shiu goditën provincën lindore të Kinës Jiangxi, raportuan mediat shtetërore të enjten, transmeton Anadolu.
Kjo fatkeqësi, e fundit në një seri incidentesh të ngjashme në muajt e fundit, ndodhi në Qarkun Suichuan, tha Agjencia e Lajmeve Xinhua, duke cituar autoritetet lokale.
Ditë të tëra me shira të rrëmbyeshëm shkaktuan një seri fatkeqësish gjeologjike në qark.
Autoritetet kanë evakuuar më shumë se 18.000 banorë të qarkut deri të mërkurën pasdite.